Adrian Hila dominon ne "Kenga Magjike 2012"


Kompozitori i njohur i shume hiteve shqiptare nga Tirana, Adrian Hila, kete vit dominon festivalin "Kenga Magjike" me gjithsejt tete kompozime. Dhe vlen te permendet fakti se te gjitha kompozimet e tij kane kaluar ne gjysmefinale.

Pas Adit vjen Darko Dimitrov me 5 kompozime, pastaj Elgit Doda dhe Alban Skenderaj me nga 4 kompozime. Stine kishte tri kompozime dhe vetem njera kaloi ne gjysmefinale, ndersa ai vet mbeti jashte gares.

Sa i perket teksteve, Big Basta dominon dukshem me 7 sosh. Alban Skenderaj i dyti me 5 tekste ndersa ne vendin e trete, Stine dhe Rozana Radi me nga 3 tekste.

Ne aranzhim, prape dominon Adrian Hila por kete radhe ndan vendin e pare me Darko Dimitrovin e Maqedonise, me gjithsejt 8 aranzhmane. Pas tyre vijne, Elgit Doda me 6 aranzhmane dhe Gent Myftaraj me 5 sosh.

Flori Mumajesi mungon plotesisht nga ky edicion, ndersa tre emra te njohur, Stine, Xhensila dhe Zajmina, nuk arriten te kualifikohen ne gjysmefinale, pasi mungojne ne listen e publikuar te gjysmefinalisteve.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.