Jonida Vokshi: Ja pse hoqa dore nga "VIP Shpija"


Emri i bukuroshes Jonida Vokshi u perfol ne fillim si vajza qe do te moderonte spektaklin "VIP Shpija", por me pas, gjerat ndryshuan dhe vendin e saj e zuri Albana Osmani, e cila sapo kishte mbaruar me "Poke".

Arsyet pse kjo ndodhi, nuk u moren vesh ate kohe, por ja qe tani, Jonida vete, ka treguar ne nje interviste per "Bluetooth" arsyet pse ajo nderroi mendje.

Jonida, qe e njohim me shume si imazh te DigitAlb-it, ka studjuar 4 vite regji teatri, ndersa asaj i erdhi nje oferte qe ajo nuk mund ta refuzonte.

Behet fjale per projektin "Klani i te divorcuarave" me regji te Inis Gjonit, ku Jonides i eshte ofruar te luaj krahas Romir Zalles, Adriana Tolkes dhe Orsi Vagjelit. Ajo tregon se nuk kishte mundesi t'i perballonte te dyjat, ndersa puna ne teater duket te kishte pasur me shume prioritet per te, derisa ka ne plan qe ne te ardhmen te sjell edhe nje projekt te vetin teatror.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.