Qarkullonte i armatosur në festën e Halloween, arrestohet këngëtari Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Reperi i njohur u kap në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet nga efektivët e komisariatit të policisë nr,1.
Mësohet se Arkimed Lushaj ndodhej në gjendje të dehur kur u ndalua nga forcat e policisë. Stresi nuk pranoi efektivët blu të ushtronin kontroll fizik ndaj dhe bëri rezistencë.
Disa forca policie mundën të kontrollonin Stresin ku i gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën ai e mbante pa leje. Në këtë momenti rreperi tentoi të largohej me shpejtësi pas përleshjes me policinë por u kap pak minuta më pas.
Burime nga policia thanë për NOA-n se gjatë aksionit për kapjen e Lushaj, shefi i patrullës së përgjithshme të komisariatit nr.1, u vetëplagos me armën e shërbimit dhe u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arkimed Lushaj u dërgua në ambientet e komisariatit ku iu komunikua masa e arrestit për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë në krye të detyrës”. a/b/noa.al
Share
& Comment
Tweet