Agjencia informative e sigurisë BIA ka informuar zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç se para tre ditëve Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhër për përgjimin e telefonit të tij, si dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç po përgjohet përgjatë një kohe të gjatë, transmetoi sonte televizioni publik serb RTS.
Urdhri për përgjimin e zëvendëskryeministrit, sipas një burimi të RTS, është dhënë me kërkesën e disa “grupeve të interesit” dhe me ndihmën e dikujt nga “kreu i policisë”.
Njoftohet se Prokuroria tashmë e ka nisur hetimin për këtë rast.
Nikoliç ka deklaruar mbrëmë për këtë televizion së telefoni i tij përgjohet.
Share
& Comment
Tweet