Një 21-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u helmuar me fotoksinë.
Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Beratit ku 21-vjeçarja Bora Dragoti ka konsumuar një sasi fotoksine në momentet e një tronditje psikologjike.
Menjëherë 21-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Mësohet se 21-vjeçarja prej disa muajsh ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe kjo mund të jetë edhe një nga shkaqet që mund ta kenë çuar të ndërmarrë këtë akt .
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Share
& Comment
Tweet