U duk se Ermela Mezuraj kishte gjetur dashurinë e lënë në mes para tetë vitesh, por disa mosmarrëveshje kanë bërë që bashkëjetesa e saj me Jotin të marrë fund. Gjithçka ka ndodhur para disa ditësh, pasi ai ka ndryshuar dhe televizion, duke lënë punën si operator i “The Voice” në “Top Channel” për të filluar punë të re te “Nga e para”, formati që prezantohet në “Vizion Plus” nga Valbona Selimllari. Miq të afërt të çiftit kanë pohuar se ka qenë një vendim i Jotit për t’i dhënë fund kësaj lidhjeje, vendim që për Ermelën ka qenë disi i papritur dhe e ka mërzitur shumë. “Ka njerëz që të shkelin këmbën dhe të thonë më fal, ka njerëz që ikin dhe s’thonë një fjalë”, është një nga deklaratat që Ermela Mezuraj kishte bërë për fansat e saj në facebook, pas ndarjes së përfolur nga i dashuri i saj, Joti. Pak ditë më parë, ajo deklaroi për statusin e saj tashmë “single”, ndërkohë që ka vazhduar me statuse të ndryshme, ku pohon se si ndihet pas ndarjes nga Joti, djali me të cilin ajo bashkëjetonte prej një viti në Tiranë. Djali nga Lezha, Joti, u rikthye në Shqipëri vitin e kaluar, kur vendosi të bashkëjetojë me Ermelën, ndërsa filloi edhe punë si operator në “Top Channel”. Edhe pse Ermela ishte shprehur se kishte planifikuar një martesë me Jotin, ata gati celebruan lidhjen e tyre me një festë orientale në plazh për 26-vjetorin e saj, duke u shfaqur për herë të parë si çift së bashku. Ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëhet me biznesin e tyre të përbashkët, një palestër moderne që kishin hapur së fundi në Tiranë.
E hidhëruar i drejtohet Ermalit: Të dhurova dashurinë time
“I give you my love” (Të dhurova dashurinë time) është mesazhi që Françeska i dërgon Ermal Merdanit, pasi ka mësuar për lidhjen e tij të re me modelen, që ai shfaqet në kuicin “Tjetri” të Edi Manushit. Tashmë që Ermali ka krijuar këtë lidhje të qëndrueshme, për Françeskën nuk ka qenë një lajm i mirë. Për fansat e saj në facebook ajo është shprehur në lidhje me këtë histori: ”Mund të kalohet dhimbja vetëm, por për të provuar lumturi duhet të jenë dy persona…” duke i bashkëngjitur edhe disa foto nostalgjike të tjera nga argëtimet në shtëpinë e “Big Brother” me Ermalin. Tashmë Françeska, edhe pse është fotografuar me disa këngëtarë apo djem të njohur kosovarë, ende nuk ka pranuar që të ketë nisur ndonjë lidhje të re serioze me ndonjërin prej tyre. Ajo ka pohuar se është ndier e zhgënjyer nga Ermali, dhe ndaj kjo eksperiencë e ka bërë që tani e tutje të jetë më e kujdesshme në lidhjen e saj të re para se ta bëjë publike. Së fundi, ajo i është përkushtuar modelingut, ndërsa ka udhëtuar drejt Gjakovës për realizimin e një kalendari. Në profilin e saj në facebook ajo u shfaq me grim shumë të rëndë në stilin e Marilyn Monroe.
Përveç shkëmbimit të komenteve të shumta në këto foto, Françeska po ashtu si Ermela publikoi dhe statusin e saj aktual pas ndarjes “single”. Gjithsesi, duket që ende nuk e ka harruar Ermalin, pasi pas ndarjes, përveç fotos duke u puthur me të, ajo poston herë pas here statuse ku shprehet e vetmuar dhe në kërkim të dashurisë që të mos e lëndojë.
0 commenti:
Posta un commento