Genta Ismajli lançon këngën e re në anglisht të vjedhur nga Nikki Lee

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli, është rikthyer në skenën muzikore duke lançuar projektin e parë për këtë sezon, por në gjuhën angleze, të titulluar ”Poison”. Menjëherë pas lançimit të këngës, rrjetet sociale si dhe video në youtube është mbushur me komente nga më të ndryshmet, ndërsa të parat komente ishin këto: ”Me sa duket e kemi dëgjuar më herët këtë vijë melodike”! E në fakt flitet me të madhe se Genta këtë këngë e ka huazuar nga një këngëtare e re dhe jo shumë e njohur, Nikki Lee, e cila këngën e saj anglisht ”Chiki, chiki” e ka publikuar në qershor të këtij viti, ndërsa deri më tani ka grumbulluar rreth 2 milionë klikime në youtube. Hulumtuam në internet, por nuk arritëm të sigurojmë më shumë informacione rreth kësaj këngëtareje, por gjetëm vetëm tekstin e këngës që më shumë flet për dashuri dhe pasion, njësoj si ai i këngëtares Genta Ismajli. Këngët që të dyja kanë vija identike melodike, gjë që ka ngjallur shumë komente te fansat të cilët e cilësojnë si këngë të vjedhur. Genta këtë projekt nuk e kishte paralajmëruar më herët, por kishte thënë se është duke punuar një baladë tek Wirusi, kështu që kjo këngë nuk do të jetë e vetme për këtë sezon. Sa për t’u bindur më shumë rreth ngjashmërisë së këtyre dy këngëve, ju mund të ndiqni këto dy linqe.

Genta Ismajli – Poison http://www.youtube.com/watch?v=FNN2n9QcmQg
Nikki Lee – Chiki, chiki http://www.youtube.com/watch?v=EzBSY8jQG1c

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.