Gjykatësi tha se nuk kishte asnjë dyshim që Aldawsari u përpoq të përdorte një pajisje të shkatërrimit në masë, e kishte planifikuar seriozisht atë.
FBI gjeti materialet përgatitëse për bombën në shtëpinë e 22-vjeçarit, në Lubbock, Texas, vetëm pak përpara arrestimit të tij, në shkurt 2011.
Hetimi ndaj Aldawsarit nisi pikërisht me blerjen e tij prej 435 dollarësh, në një kompani kimike, gjë që krijoi dyshime.
Hetuesit thanë se, ai kishte porositur lëndën kimike toksike të fenolit, e cila mund të përdoret për të krijuar eksplozivë, duke i thënë shitësit se e donte atë për “kërkime personale, jashtëshkollore”.
Shitësi dyshoi menjëherë dhe kontaktoi FBI-në. Aldawsari e anulloi më pas porosinë, sipas departamentit të drejtësisë.
Vetëm pak para arrestimit të tij, agjentë sekretë federalë bastisën apartamentin e tij dhe gjetën lëndët kimike shpërthyese, një rrjetë teli, një paketë materialesh të rrezikshme dhe disa orë, si dhe videot që tregonin se si prodhohej ekspozivi shpërthyes TNP.
“Tashmë, pasi përvetësuam gjuhën angleze, po mësojmë se si të ndërtojmë ekspozivë dhe të planifikojmë objektivat e amerikanëve të pafe. Është koha për Jihad” shkruante Aldawsari në ditarin e tij.
FBI gjeti prova të mjaftueshme se Aldaësari i kishte përcaktuar objektivat, përfshi këtu shtëpinë e ish presidentit George W. Bush në Dallas, të cilës studenti i referohej si “shtëpia e tiranit”.
Impiantet e energjisë bërthamore dhe digat elektroenergjitike ishin gjithashtu në listën e objektivave të tij.
0 commenti:
Posta un commento