Përllogaritjet sugjerojnë se shfaqja, e ndodhur në orët e para të së mërkurës, u pa direkt nga miliona persona.
Një eklips i pjesshëm u prit në pjesë të tjera të rajonit, përfshi Zelandën e Re dhe Indonezinë lindore.
Eklipsi i radhës diellor pritet të ndodhë në mars 2015.
Vëzhguesit u mblodhën në pika të favorshme, në varka dhe balona me ajër të nxehtë, për të dëshmuar këtë fenomen të rrallë.
Ka patur frikë se moti me re nuk do të lejonte të shihej eklipsi, por retë u shpërndanë vetëm pak para se ai të niste, duke nxitur brohoritje nga turma, teksa i gjithë spektakli ishte gati për t’u ndjekur.
“Përpara tij po mendoja ‘A do arrijmë ta shohim këtë?’”, tha Terry Cuttle, nga Shoqata Astronomike e Queensland. “Por, ne patëm një pamje fantastike për t’u ndjekur”.
“Menjëherë pas përfundimit të tij, retë u rikthyen sërish. Kjo e bën akoma më tepër dramatike ngjarjen. Ishte këndshëm, nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”, tha një spektator i ri në Palm Cove.
0 commenti:
Posta un commento