Daçiç: Me Thaçin do të bisedojë për tema më të vështira


Kryeministri Serb Ivica Daçiç ka theksuar se ai dhe presidenti serb Nikoliç  janë të gatshëm për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën.  Pas një takimi me drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, Daçiç iu tha  gazetarëve  në Beograd se ai  është i përgatitur që në takimin e ardhshëm me Kryeministrin kosovar të bisedojë edhe për temat më të vështira.

“Ne me të vërtetë besojmë që të gjitha çështjet e hapura që kemi me Kosovën mund të zgjidhen dhe se presidenti është shprehur i hapur për të gjitha diskutimet.  Në takimin e ardhshëm  me kryeministrin Thaçi do të diskutojmë për shumë tema me siguri edhe për ato më të vështirat” tha kryeministri serb Ivica Dacic.

Ndërkohë  me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian  ka theksuar se dialogu i ardhshëm duhet të jetë i qëndrueshëm , pa trysni dhe se ndarja e Kosovës nuk do të ishte një ndarje e mirë.
Stefano Sanino ka  përshëndetur  gatishmërinë e Serbisë për t’u bërë anëtare e barabartë e BE dhe  ka theksuar se dialogu i  ardhshëm ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të jetë i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit.

Dialogu që pritet të nisë mes Prishtinës dhe Beogradit ka marrë mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së , por ende nuk dihen platformat  e dy vendeve dhe temat për të cilat do të bisedohet

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.