Partia “Fryma e Re Demokratike” prezanton sot drejtuesit e departamenteve të kësaj force politike.
Në fillim të muajit shtator grupi nismëtar i FRD-së mandaoi ish presidentin Bamir Topi për drejtimin e kësaj force politike deri në mbledhjen e parë të kryesisë ku do të zgjidhen më pas edhe strukturat drejtuese.
“Fryma e Re Demokratike” është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill.
Në strukturat e kësaj force politike janë angazhuar emra të njohur të jetës politike, kryesisht personalitete që për vite me radhë janë angazhuar në Partinë Demokratike, si deputeti Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Besnik Mustafaj etj.
Share
& Comment
Tweet