Jurise dhe komisionit vlerësues u janë dashur plotë 3 muaj për të përzgjedhur këngët më të mirat nga prurjet artisitike.
Gjithcka është gati për Festivalin e 51 të kënges në RTSH, i cili nis në datën 20-21 dhe 22 dhjetor. Sipas drejtorit te RTVSH, Petrit Beci ne kete festival do te jene 26 kenge konkuruese, nga ku 13 do te interpretojne ne naten e parë dhe 13 ne naten e dytë.
Do te jetë juria e përbërë nga 7 anëtarë, nga të cilët 3 janë të huaj dhe 4 shqiptarë.
Netët e muzikës shqiptare do të prezantohen nga Enkel Demi dhe Floriana Garo, me regji te Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi.
Duke qenë se ky edicion përkon dhe me 40 vjetorin e edicionit të 11 të këngës, realizuesit kanë menduar të sjellin si retrospektivë disa nga këngët që janë vleresuar dhe që preferohen e këndohen nga publiku edhe në ditët e sotme.
0 commenti:
Posta un commento