Gena, pa gjumë të mjaftueshëm, por i kthjellët shumë në një bisedë të këndshme, i ftuar çdo natë, por edhe në dy vende gjatë një date, këngëtar rrëfen në Top Kosova Radio angazhimet e shumta, por edhe për videoklipin e ri.
Ka vetëm pak ditë që videoklipi më i ri me titull ‘Më ke vrarë’, që është në qarkullim, një baladë e shkruar dhe me muzikë nga vetë Gena, ka marrë shumë shikime.
Këngëtari ka treguar se videoklipi është realizuar në një ishull të Greqisë që ka gjithmonë erë dhe ka qenë e vështirë të gjenden vendet më të bukura, pasi atje ka shumë të tilla.
Ndërsa vajza në klipin e ri, këngëtari na ka treguar se ka qenë një kalimtare rasti, e huaj, por që e ka realizuar shumë mirë pjesën e saj, e për këtë ajo është paguar.
I shoqëruar në studion tonë me Lorenën, me nusen e tij, këngëtari tregon se në punë mundohet që të japë maksimumin e tij, dhe ky është suksesi i të pasurit gjithmonë publik të shumtë, pasi Gena, siç tha, këndon vetëm ‘live’, dhe dëshiron që këngët e tij të mbeten gjatë. Ndërsa për arsye të klikimeve false, Gena thotë se ai këngëtar që e bën këtë, gënjen veten, duhet që audienca ta votojë, nëse jo, këngëtari atëherë nuk ka sukses.
Më tej Gena ka treguar se ka në mendje një duet me një këngëtare të njohur shqiptare që vjen para vitit të ri, ndërsa ka në treg dy albume të reja, një me këngë të vjetra qytetare dhe një me këngë folk. Por, për të gjithë këtë sukses kujt i thotë faleminderit ai?
Share
& Comment
Tweet