Sot masa e sigurisë për Stresin, rrezikon 7 vite burg



Ky mund të jetë dënimi i dytë për këngëtarin pas çështjes “Bombaj”, pasi u kap me armë pa leje natën e Hallouinit.
Ai përfshihet sërish në një ngjarje me policinë, po kësaj here duket se çështja mund t’i kushtojë plot 7 vite burg. Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është ndaluar para dy ditësh në Tiranë, ndërsa efektivi që ndaloi reperin plagosi aksidentalisht kolegun në vendngjarje me armën e shërbimit. Ndërkohë arrestimi i Stresit u bë për faktin se këngëtari Lushaj mbante armë pa leje në natën e maskimeve të Hallouinit. Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin Stresi, u arrestua nga Policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së Hallouinit, ndërsa mbante me vete një pistoletë pa leje, pasi dilte nga një club në orët e para të mëngjesit. Policia pohoi se Stresi, i cili shoqërohej edhe nga një mik i tij, është konfrontuar me dy punonjës të Komisariatit Nr.1, duke mos i lejuar që të ushtronin kontroll fizik ndaj tyre. Ky konfrontim ka zgjatur rreth 15 minuta, që nga ora 03:00 deri në 03:15 të mëngjesit të djeshëm, dhe sipas Policisë ka sjellë plagosjen e njërit prej policëve, nga një shkrepje e pavullnetshme e armës së shërbimit. Ngjarja që ndodhi në rrugën “Murat Toptani” në zonën para bustit të Azem Hajdarit, në një orar kulminant, kur në lokalet e natës në Tiranë zhvilloheshin festimet për natën e Hallouinit. Pasi i kanë marrë Stresit armën që mbante në brez, këngëtari ka tentuar sërish të largohet, por në këtë kohë njëri nga efektivat, Dorian Husolli, duke tentuar që ta neutralizonte, ka nxjerrë nga brezi armën e shërbimit për të qëlluar në ajër. Në fillim u fol se plagosja është bërë nga Stresi, por shumë shpejt ndodhia është saktësuar nga njoftimi i Policisë.Ndërkohë që avokati i çështjes, Marash Ibraj, ka sqaruar detajet e çështjes për gazetën “Panorama”. Tashmë çështja e Arkimed Lushajt është duke u shqyrtuar për armëmbajtje pa leje, veprim që sipas dispozitave ligjore e rrezikon reperin me 7 vite burg, ose shlyerjen e një shume parash, që ai ta mund të shlyejë në gjendje të lirë dhe masa e sigurisë do të jepet sot”. Sresi së fundi pati një sukses të paparashikueshëm me klipin e tij “Lambo”. Pak javë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi me njëzet muaj burg, për kërcënim me jetë, presion psikologjik, gjobëvënie prej 20 mijë eurosh ndaj regjisorit Leonard Bombaj.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.