Irma Libohova, nje grua per shtepi

Më shumë se restorantet preferon shtëpinë dhe ushqimet e gatuara vetë. Dreka e vonë e gjen gjithnjë pranë familjes. Por gjithsesi nuk e konsideron aty ditën të mbyllur. Edhe kur nuk ka punë ajo shpik punë. Sepse vazhdon të jetë çapkënia që s’rri dot në një vend.
Cili është mëngjesi yt i rutinës?
Mëngjesi im nuk fillon në mëngjes.
Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Një mëngjes në stinën e dimrit do të më pëlqente më shumë se në çdo stinë tjetër. Shtëpia ku jetoj ma krijon mundësinë që erës së bukës së thekur mbi sobë t’i kthehem përsëri.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Edhe jashtë, edhe brenda Tiranës. Tirana ofron qoshka të këndshme./p>
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?
Me Besnikun.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
Besoj s’ka më bukur t’i kesh në ekuilibër, punën këngë e këngën punë.
A iu devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?
Jo, jo, nuk ndodh. Korrektesën e kam pasuri timen.
A je dembele?
Do të ishte një temë e mirë kënge kjo pyetje. Pretendoj një jetë cilësore, ndaj kjo fjalë nuk i rri ambicieve të mija.
Ku të zë dreka zakonisht?
Varet. Shtëpinë e preferoj më shumë. Gatimet bmv (bome vetë)
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Durrësi më pëlqen. Ka variacione gatimesh, fantazi, shërbim të mirë. Preferoj shumë, dhe pse pak larg, zahiretë e zonës juglindore. Edhe zona Lezhë- Shëngjin është bërë atraktive.
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?
Të dyja.
A je kursimtare?
Fatmirkeqësisht jo.
A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?
Nuk pushoj në drekë, pasi zgjohem vonë.
Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?
Kam qenë në kopsht dhe i mbaj mend emrat e edukatoreve që ishin të rrepta kur vinte ora e gjumit.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Po perifrazoj këto vargje të një kënge së cilës ia kam shkruar tekstin:”Jam siç kam qenë, lozonjare dhe çapkëne, fëmijëria më ka lënë shpirtin si deti të thellë e të paanë, zemrën bujare, dhuratë nga prindërit tanë”.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Vitet e arta të Liceut.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Po, po i kam në Facebook. Haha! Nuk mbaj ditar. Nuk kam profil në Facebook. E theksoj fort: nuuuk kam profil në Facebook!
Çfarë ka në portofolin tënd?
Në portofol mbaj usb, kartën e identitetit, kartat e klientit, lekë metalike dhe një kartë banke, sa të mbaroj punët e ditës.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
E mendoj më përpara veshjen, që të mos dyzohem duke humbur kohë në pasqyrë.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Secili ambient ka ngjyrë të ndryshme nga tjetri. Mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta, kafe okër.
A ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makinë?
Po e filloj nga fundi. Në makinë jo, se më pengon. Aroma e jargavanit për ambientin. Më pëlqen era e shalqirit në produktet kozmetike dhe aroma e vegetës.
Çfarë CD ke në makinë?
Nuk kam më CD. Me sistemet e reja, e kam në makinë gjithë muzikën që mbaj në kompjuter dhe zgjedh në varësi të gjendjes që jam..
Çfarë muzike ke zile telefoni?
Të personalizuara për familjarët dhe thjesht zile që fillojnë me një ton më të ulët e nuk shqetësojnë përreth.
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?
Kam miq patjetër. Pa penguar askënd në punët e vrullshme të ditës, nuk takohemi më si më parë.
A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?
Pjesës së parë të kësaj pyetjeje në ditët që jetojmë s’di t’i përgjigjem. Pjesës tjetër i përgjigjem thjesht: nëse dikush hyn në valët e etikës, që karakterizon marrëdhënien në miqësitë e mia, është i/e mirëseardhur.
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?
Dreka e vonë na kthen në shtëpi, por nuk e konsideroj ditën të mbyllur kur kthehem. E kam thënë dhe më parë, kur nuk kam punë unë shpik punë.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Pas drekës biseda, komente, info, pistë, gatim, ndonjë teme interesante nëpër kanalet e televizioneve të ndryshme.
Po idealja, cila do të ishte?
Më lodh të kërkuarit e ideales.
Kur shkon për të fjetur?
Shumë vonë.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Pizhamet e fanellatës në dimër dhe pambuk i hollë gjatë verës.
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?
Besniku.
Jashtë shtëpisë
I pëlqen Durrësi. Ka variacione gatimesh, fantazi, shërbim të mirë. Preferon zahiretë e zonës juglindore. E po aq dhe zona Lezhë-Shëngjin.
Në shtëpi
Pas drekës vijojnë bisedat, komentet, pista, gatimi, ndonjë temë interesante nëpër kanalet e televizioneve të ndryshme.
Pa profil në FB
Me shaka pohon se çdo sekret të saj e hedh në FB! Në fakt nuk ka as profil në Facebook e as ka mbajtur ndonjëherë ditar.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.