Kanosje ndaj kryetarit të bashkisë Përmet, në pranga 44-vjeçari


Rreth orës 20.00 te mbremjes se te premtes policia e Permetit ka neutralizuar nje konflikt me pasoja te renda dhe ka vene ne pranga nje shtetas pasi ka fyer, ofenduar dhe kercenuar me kacavide Kryetarin e Bashkise Permet.

Nesti Janku, i datëlindjes 1968, lindur dhe banues në Përmet, u arrestua ne flagrance pasi rreth orës 19.30 te se premtes, në qendër të qytetit Përmet, në momentin që kryetari i bashkisë Përmet Gilbert Jaçe ka dalë nga një lokal ku pinte kafe, shtetasi i sipër përmendur pasi kishte konsumuar edhe alkol i ka dalë përpara me një kaçavidë duke e kanosur, fyer e ofenduar në publik për shkak të detyrës.

Në shëtitore është ndodhur një punonjës policie i komisariatit të Policisë Përmet, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar këtë shtetas, por ky shtetas ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë edhe punonjësin e policisë.

Shtetasi Nesti Janku, ka qenë shofer i administratës së bashkisë Përmet dhe para dy muajsh është hequr nga puna, dhe për këtë arsye ky shtetas gjatë këtyre dy muajve, disa here ka fyer dhe ofenduar kryetarin e bashkisë Përmet, por kryetari i bashkisë nuk e kishte denoncuar më parë në polici këtë fakt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nesti Janku, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Fyerje për shkak të detyrës” si dhe Kundërshtim të punonjësit të policisë “.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.