Cmimin regjisori më i mirë e rrëmbeu Bujar Alimani me filmin artistik “Amnistia”. Ndërsa si aktori dhe aktorja më e mirë e Festivalit të 13 të Filmit Shqiptar janë shpallur “Fadil Hasa” për meshkujt dhe “Juli Bitri” nga femrat, cmimi i cili i është dorëzuar nga aktori i famshëm italian Remo Girone.
Përvec surprizave të shumta nuk ka munguar në këtë natë të vecantë edhe fjala përshëndetëse e presidentit të nderit të këtij festivali, Robert Ndernika . Më pak plagjiaturë…më shumë origjinalitet dhe më shumë respekt për kineastët shqiptarë .. kanë qenë mesazhet e përcjella nga nderi i kombit.
Në titujt e cmimeve ai i cili do të mbetet gjatë, si më i vecanti ka qenë edhe cmimi i 100-vjetorit të pavarësise, i cili i është bashkangjitur regjisorit Petrit Ruka me dokumentarin “Flamuri”.
Ndërkohë cmimi aktori më i mirë për rolet e dyta shkoi për Besart Kallakun, ndërsa për aktoren më të mirë joprotagoniste u përzgjodh Margarita Xhepa. Juria gjithashtu për filmin dokumentar më të mirë vlerësoi Antoneta Kastratin, filmi vizatimor me i mirë u rrëmbye nga Ilir Kansa , filmi më i mirë i shkurtër nga Sokol Kerraj , cmimi “Kinema Millenium” u mor nga Arban Xhillari. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe cmime speciale të jurisë per Joni Shanaj, Alban Xhillari, Nino Celeste.
Ethet e gjata të pritjes se ndarjes së cmimeve janë shoqëruar me emocione të shumta, shfaqe , atmoferë festive nga mjeshtrat e Ansamblit dhe Valleve Popullore , balet, emra të mëdhenj të skenës etj.
Salla është mbushur plot nga ministra, deputete, personalitete, kineastë shikues, të cilët kanë ndarë këto emocione të munguara prej 6 vitesh në skenën shqiptare.
Share
& Comment
Tweet