Kërkimet për naftë, PDIU: Shqipëria t`i kërkojë informacion Greqisë

Shqipëria duhet t’i kërkojë zyrtarisht Greqisë informacion mbi zonat ku kërkohet naftë dhe nëse ato përputhen me ndarjen sipas marrëveshjes së hedhur poshtë, atëherë duhet reagim i vendosur.

Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se nëse vërtetohen lajmet e publikuara për kërkime nafte në detin Jon nga greqia atëherë kemi të bëjmë me një veprim që kërkon ta vendosë Shqipërinë para faktit të kryer.

“Nëse këto kërkime zhvillohen saktësisht në zonat e kontestuara dhe në përputhje me marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk është formalizuar as nga Parlamenti grek, atëherë ky akt do të ishte një provokim i rëndë i shtetit shqiptar, i dinjitetit të tij, i interesave të tij madhore.

PDIU-ja ka theksuar më tej se ministri të  jashtëm  grek Avramopulos duhet të kuptojë se në Shqipëri nuk ka forcim të shovinizmit, por të patriotizmit.

“Ndjenja kombëtare e shqiptarëve po provokohet nga axhenda historike e shovinizmit grek ndaj Jugut të vendit. Patriotizmi shqiptar po provokohet me tubime partish politike greke mbi varreza të rreme të ushtarëve pushtues grekë në Jug të vendit, apo me dhunim të sovranitetit tonë në det, e aq më tepër prej faktit se Greqia nuk po shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes came” përfundon deklarata e PDIU-së.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.