Vazhdon historia e Petraus, flitet për një femër të dytë


Historia e shefit  të  CIA-s David Petraeus nuk ka mbaruar këtu mesa duket. Të  dhënat e fundit që kanë parë  dritën e publikimit tregojnë  se lidhja jashtë martesore e kreut të CIA-s u zbulua  nga  37 vjeçaria Jill Kelley, mikeshë e tij dhe familjes.

Jill Kelley kishte dërguar para disa muajsh mesazhet kërcënuese në FBI ku sipas burimeve  zbuluan se dërguesi i mesazheve ishte Paula Brontgouel,  femra me të cilën kishte lidhje kreu i CIA-s.  Paula Brontgouel sipas gazetes Washington Post kërcënonte Jill Kelley se ajo po mundohej të krijonte lidhje me 60-vjeçarin Petraeus.

37-vjeçarja , banore e Tampa-s  në Florida, shprehu se ajo dhe familja e saj janë miq me Petraeus dhe me gruan e tij për më shumë se pesë vjet.

Ndërkohë, është krijuar një interes i veçantë rreth kësaj çështje politike dhe për dorëheqjen e ish Kolonelit për të dëshmuar në Kongres në lidhje me ngjarjet tragjike në konsullatën amerikane në Bengazi disa javë më parë, ku  dhe është e mundur neglizhenca dhe menaxhimi i keq i Petraeus.

Megjithatë thotë senatorja Diane Feinstain, koloneli do të thirret për të dëshmuar të enjten vrasjen e  amerikanëve , midis tyre dhe ambasadori   Poul Stivëns.

David  Petraeus  pranoi marrëdhënien e tij me 40-vjeçaren  Brontgouel para presidentit amerikan Barak Obama ku dha dhe dorëheqjen.

“Marrëdhënia e tyre filloi disa muaj pasi Petraeus u terhoq nga detyra dhe përfundoi katër muaj më parë” tha  zëdhënësi i ish-gjeneralit  Steve Boyle në ABC News.

Sipas  autoriteteve  në këtë rast nuk është gjetur  asnjë dëshmi  deri më tani që tregon  ndonjë aktivitet kriminal  në këtë ngjarje dhe  dokumentet sekrete të gjetura në kompjuterin e Brontgouel nuk vijnë nga Petraeus.

Senatorja Diane Feinstain, kryetarja e Punëve të Jashtme tha  në Fox News se dëshiron të kryejë një studim ku të zbulojë se cila ishte arsyeja  që FBI nuk ka informuar udhëheqësit e Kongresit se është duke hetuar një rast që përfshin Petreas.

Ajo tha se ka ende pyetje të pazgjidhura në lidhje se  pse hetimi është mbajtur sekret. Që nga premtja e kaluar drejtimi i CIA ka kaluar nën detyren e Michael Morrell.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.