Kinematografia shqiptare në sytë e regjisorit italian Claudio Fragasso

“Kinematografia shqiptare ka mbetur tek periudha Neorealiste, regjisorët duket sikur shkojnë në të njëjtin drejtim tek rrëfimi i rrëgjimit komunist dhe clirimi ndaj këtij rregjimi”- ky është vështrimi i regjisorit dhe autorit italian Claudio Fragasso, i cili është një prej anëtarëve të jurisë në Festivalin e 13-te te Filmit Shqiptar.
Ky Festival sipas regjisorit Fragosso duket si festival rajonal i cili të ofron vetëm gjendjen aktuale të kinematografisë, ndaj edhe gara sipas tij nuk pritet të jetë shumë e fortë. Për të marë përmasa të tjera, Festvalit të Filmit i duhet një frymë ndërkombëtare duke ftuar kineastë nga e gjithë Europa.
“Nëse bëj një krahasim me kinematografinë italiane mund të them së kinematografia shqiptare ndodhet në periudhën e Neorealizmit. Me aq sa kam parë prodhimet mu dukën të ngjashme përvec një filmi që ishte sh dramatik. Për këtë lloj kinematografie është folur më parë në Itali nuk kemi tematika politike si këtu, në kinematografinë shqiptare mungon zhaneri i ndarjes së filmave. Nuk besoj se do të jetë një garë e fortë pothuajse Regjizorët shkruajnë në të njejtëin drejtim, temat me të njëjtin subjekt. Sugjerimi im më i logjikshëm është për të shëndërruar festivalin në një drejtim ndërkombëtar ku të prisnit kineastë nga e gjithë Europa” tha ai.
Një tjetër element që regjisori, Fragosso vë në dukje është mungesa e ndarjes së zhanerve të filmave. Ndërsa në lidhje me atmosferën e festivalit dhe pjesëmarrjen, regjisori thotë se publikut shqiptarë nuk është shum i tërhequr ndaj këtij eventi, ai ka nevojë për emra të njohur të kinematografisë, të cilët do të rritnin më shumë interesin ndaj Festivalit, ku sipas tij bashkëpunimi edhe më i gjërë me kinematografinë italiane do të ishte i frytshëm.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.