Miroslav Klose, fiton qendrën e vëmendjes

Gjermani i skuadrës së Lacios, Miroslav Klose, është shndërruar tashmë në makthin e tifozëve të Romës. 

Sulmuesi i bardhekaltërve ka qënë protagonist kryesor në fitoren e djeshme, me rezultat përfundimtar 3-2, në derbin e luajtur në stadiumin “Olimpico” duke shënuar suksesin e tij të tretë në 3 derbi të luajtura në kryeqytetin italian.

Në ndeshjen e sezonit të shkuar Klose shënonte golin e fitores në minutën e 93-të duke i dhuruar Edy Reja fitoren e tij të parë përballë Romës. Ndërsa në derbin tjetër, pavarësisht se nuk arriti të shënonte, fitoi penalltinë, e cila i dha fund 5 humbjeve rresht të Lazios kundër skuadres së Romës.

Dje në mesditë ka qënë fitorja e tretë për Klosen dhe Lazion e tij duke shënuar golin e avantazhit 2-1 pas një krosimi të Hernandez.

Tre fitore rresht për Lazion në derbi, të gjitha në siglën e Miroslav Klose duke e shndërruar në “Mbretin” e Romës.

Klose tashmë është kthyer në lojtarin më të urryer nga tifozëria verdhekuqe ndërsa është një nga personazhet më karizmatikë për tifozët Lacial që e shohin atë si një nga lojtaret më të adhuruar në radhët e Lacios. Me tre fitore në tre derbit e luajtura, gjermani i ka sjellur fat skuadrës së Lacios që tashmë ka filluar të dominojë ndaj një kundërshtari ku përballja mes tyre është gjithmonë me shumë se një derbi për vet historinë e këtyre dy skuadrave.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.