Berisha apel Ramës: Të miratojmë të enjten 3 ligjet


Kryeministri Berisha  i ka bërë  thirrje kreut të opozitës Edi Rama të miratojë ditën e enjte 3 ligjet e kërkura nga KE-ja për marrjen e statusit kandidat.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se oferta që bëri për çështjen e Fierit është kushtetuese dhe e drejtë.

“Unë edhe njëherë dua të shfytëzoj këtë rast dhe t`i drejtoj Ramës thirrjen time t`i votojmë këto ligje sepse asnjë shqiptar dhe asnjë mik i këtij vendi nuk mund të mirëkuptojë mosvotimin e tyre dhe bllokimin e tyre në Parlament. Përkundrazi mesazhi që përcjell ky bllokimi është mesazhi më negativ. Oferta ime për Fierin është oferta më dinjitoze, më kushtetuese dhe më ligjore që mund ti ofrohet Ramës, Ruçit i cili mesa duket qëndron me të drejtë vetoje me këtë çështje dhe cilido tjetër.

Unë ofertën për mocion për të gjithë këshilltarët e shumicës e bëra si një zgjidhje, rrugëdalje dinjitoze për këtë problem dhe kundërshtimi i tij është absolutisht  mungesë vullneti për të votuar ligjet” tha Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se mocioni është një praktikë e zbatuar më herët nga opozita në disa zona si Bubullimë apo Fier Shegan.

“Pse Rama nuk e pranon këtë? Nuk e pranojnë sepse e dinë që nuk fitojnë.  Të pranosh propozimin që i kam bërë  ai dëshmon se  ngrihet mbi interesat e Gramoz Ruçit, pasi ky zotëri që është përgjegjës për Fierin i di të gjitha këto. Edhe njëherë i bëj thirrje Ramës që ditën e  enjte është afati i fundit dhe ligjet janë gati. Të ulen së bashku përfaqësuesit e komisionit dhe në prag të vendimit të KE-së të përmbushim detyrimin tonë ndaj qytetarëve dhe vendit. S`ka agjë më të pakuptimtë.  Unë e kuptoj se Rama i personalizon gjërat. Ai beson se nuk duhet të marrë Shqipëria statusin sepse në këtë mënyrë fiton kryeministri dhe qeveria. Jo mor zotëri me këtë fitojnë qytetarët dhe Shqipëria” shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se Rama nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës duke mos miratuar ligjet në Parlament.

“Të gjesh vullnet për të bllokuar në këtë kohë, në 100 vjetorin, në këtë vit jubilar në histori mund të gjesh precedente të tilla por problemi  është se historia është për të nxjerrë mësime,  për të mos përsëritur gabime të rënda. Kë mund të fajësojnë shqiptarët kur kreu i partisë më të madhe të opozitës nuk pranon të votojë ligjet në Parlament pavarësisht se ne jemi të hapur për çdo amendament?” shtoi Berisha

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.