Të gjitha këto shërbime mjekësore janë kryer për të ndihmuar popullatën dhe për të parë përkushtimin e bluzave të bardha. Ky panair, i pari në llojin e tij, është hapur në parkun “Rinia” me moton “100 vjet pavarësi dhe shëndetësi”.
Ministri Tavo theksoi se ky projekt do të jetë i pranishëm në të gjitha qytetet, me anë të së cilës do demostrohet edhe puna e sistemit tonë shëndetësor.
Ky panair është konceptuar si një demonstrim simbolik në nderim dhe respekt të përpjekjeve të gjithë bluzave të bardha ndër vite.
Njëkohësisht ai është në gadishmëri ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët tani mund të vizitohen dhe të informohen në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, në çadrat e ngritura tashmë në ish-parkun “Rinia”.
0 commenti:
Posta un commento