Rama: Pakti me Greqinë, zonë e minuar

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes së ujërave me Greqinë.

Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se marrëveshja aktuale detare është një zonë e minuar që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Sipas tij rishikimi i hartës dhe vendosja e vijës kufitare është një domosdoshmëri historike.

“Qeveria  shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për qorrsokakun që ka vizatuar në hartë dhe duhet të ulet për të gjetur arsyen.

Marrëveshja për projektin TAP nuk duhet të përçahet nga konflikti që hap marrëveshja që ka firmosur qorrazi qeveria dhe as prespektivën ekonomike me dy vendet tona që kanë nevojë të shohim përtej rrugëve të vjetra” tha Rama.

Sipas tij qeveria nuk duhet t`i bëjë bisht detyrimeve për të bërë gjithçka në funksion të zgjidhjes së këtij problemi ashtu siç e imponon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“100-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë të cunguar territorialisht dhe është detyrim që kufiri i vendosur qorrazi në dëm të interesave kombëtare të spostohet në vendin e vetë dhe çdo pëllëmbë det i Shqipërisë të mbetet det i Shqipërisë” tha Rama

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.