Shkodër, u hodh nga ura, gjendet trupi i pajetë i 41-vjeçarit


Pas një javë kërkimesh në lumin Buna është gjetur trupi i pajetë i 41-vjeçarit Adnand Tula I cili u vetëhodh nga ura mesditën e 4 nëntorit.

Sipas informacioneve trupi i pajetë i 41-vjeçarit është gjetur nga banorët e fshatit Tenar të komunës Dajç në Shkodër të cilët kanë lajmëruar policinë.

Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë bërë ekzaminimet e nevojshme e kanë dërguar trupin e pajetë të 41 vjeçarit në morg ku më pas familjarët kanë bërë edhe identifikimin e viktimës.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës teksa 41 vjeçari Adnand Tula i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit të Bunës. Ka qenë ora 13:15 e datës 4 nëntor kur 41 vjeçari Tula ka shkuar pranë urës së vjetër të Bunës në hyrje të qytetit dhe pasi ka lidhur duart ka hipur mbi parmarkun e urës dhe më pas është hedhur në ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dhjetra personave. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat ranger të cilët janë zhytur për të shpëtuar 41 vjeçarin, por trupi është marrë nga rrjedha. Polumbarët kanë vijuar kërkimet për gjetjen e 41-vjeçarit por trupi I pajetë I tij u gjet një javë më vonë nga banorët e fshatit Tenar në Shkodër.
Dyshohet se depresioni ka qënë shkaku që 41-vjeçari është vetëmbytur në lumin e Bunës.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.