Shalsi në Fier: Bujqësia parësore për PS-në


Deputetët e Partisë Socialiste vijojnë turin e tyre të bisedimeve me fermerët vendas. Fshati Kallm në qarkun e Fierit ishte ndalesa e radhës e përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Mungesa e sistemeve të ujitjes, pamundësia për të nxjerrë në treg prodhimet bujqësore dhe taksat e larta kanë qenë kryefjalë e takimit. Shoqëruar nga dy deputetët e qarkut të Fierit, Pirro Lutaj dhe Ervin Koçi, Eduart Shalsi u ka premtuar fermerëve fierakë se mandatin e saj të ardhshëm Partia Socialiste do ta shohë si sektor parësor bujqësinë.
Shalsi ka theksuar se do të hartohen skema të reja të subvestionit për fermerët vednas. Gjithashtu ai ka premtuar edhe heqen e TVSH-së për akcizën e naftës.
Në përgjigje të gjithë shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zonës Shalsi  i ka garantuar ata se programi për një rilindje shqiptare ka në qendër të tij fshatin shqiptar.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.