Zgjedhjet në SHBA,Obama dhe Romni fushatë intensive


Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romny po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë tre ditëve deri në zgjedhjet presidenciale ndërkohë që shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim.
Presidenti Obama e filloi maratonën e fushatës dje duke vizituar qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA, e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani Sengi.
Obama u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura. Ai premtoi se përpjekjet do të jenë “120 përqind” nga kushdo që është i angazhar në këtë përpjekje.
“Ne nuk kemi durim për burokraci. Ne nuk kemi durim për zvarritje administrative. Ne duam të sigurojmë se problement do të trajtohen në kohë dhe menjëherë”.
Ish guvernatori i shtetiti Masaçusets, Mit Romni, e bëri ndalesën e parë dje në qytetin verilindor Portsmouth në Nju Hampshër. Ai kritikoi presidentin që u tha njerëzve të mos e fërshëllenin por të dilnin në votime.
“Presidenti tha diçka që tashmë ju mund ta dini dhe që i kapi në befari shumë njerëz. Ai tha në një miting se votimi është revashni më i mirë. Ai u tha zgjedhësve të votojë për t’u hakmarrë. Të votosh për hakmarrje? Më lejoni t’ju them se çfarë unë do të doja që ju të bënit, votoni për dashurinë ndaj vendit”.
Nju Hampshëri është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i zgjedhjeve. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothujse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron Nju Hempshërin të fitua dhe të dy kandidatët zhvilluan atje fushatë këtë fund jave.
Zoti Romni u ndaj dje edhe në shtetin mesperëndimor të Ajovës dhe në shtetin perëndimor të Kolorados. Zoti Obama filloi me një ditë të gjatë fushate të premten në Ohajo dhe do të shkojë përsëri atje sot.
Në qytetin Mentor, presidenti demokrat kritikoi ashpër rivalin e tij republikan, duke thënë se ai nuk është i aftë të sjellë ndryshmin që është duke premtuar.
“Ne e dimë se si duket ndryshimi. Dhe ajo që ai po ofron nuk është ndryshim. Ju e dini se po po t’u japësh më shumë pushtet bankave të mëdha, ai nuk është ndryshim. Pesë trilionë dollarë të tjerë shkurtime taksash për të pasurit, nuk është ndryshim”.
Anketat tregojnë se presidenti është paksa në avantazh në Ohajo, shtet që të dy kandidatët po përpiqen me çdo kusht ta fitojnë. Asnjë republikan nuk është zgjedhur president pa fituar në Ohajo dhe fitorja e Presidentit Obama atje do ta bënte shumë të vështirë për zotin Romni të fitonte zgjedhjet. Pas Ohajos, zoti Obama do të bëjë fushatë edhe në Uiskonsin dhe Ajova dhe do ta mbyllë ditën me një miting në Virxhinia në mbrëmje vonë.

Ndoshta për rastësi, të dy kandidatët do të vizitojnë qytetin Dubuque të Ajovës në të njejtën ditë.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.