Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta


Mos lejoni që kushtet atmosferike të lënë shenja në fytyrën dhe trupin tuaj.

Përdorni kremra të përshtatshëm 
Me ndryshimin e kushteve atmosferike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se çdo prodhim tjetër i kozmetikës.

Kujdes hidratimin 
Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht e than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidratim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni fruta dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që përmbajnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën.

Vaji i peshkut 
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalon tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht, dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjve.

Shmangni ujin e ngrohtë
Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë iu kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve, duke shkaktuar tharjen e lëkurës.

Mos lëpini buzët 
Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë, disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.