Kleoniki Delijorgji shpallet miss Globe 2012


Në 100 vjetorin e pavarësisë,  kurora e më të bukurës së globit  mbetet në Shqipëri.

“Miss Shqipëria”  Kleoniki Delijorgji është fituesja e edicionit të 39 të Miss Globe internacional duke triumfuar mes bukurisë kineze dhe ruse, që morën përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

Në këtë 100 vjetor të pavarësisë kompeticioni u realizua në Vlorë, në qytetin ku u shpallë mëvetësia.

44  bukuroshet nga dhjetra shtete të botës sfiluan dhe garuan për titullin e madh  në një event tërësisht të arrirë edhe pse këtë vit thotë regjizori Petri Bozo, mbështetja mungoi, sidomos nga ministria e turizmit.

Spektakli u shënua edhe nga klipet e vajzave të realizuara në trevat shqitare ku shpaloseshin bukuritë natyrore , si rruga më e mirë për të reklamuar vendin tone.

Spektakli prej 3 orë e 30 minuta  iu besua drejtimit të Krenar Ahmetit dhe Hygerta Sako.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.