Thaçi gjatë një takimi me presidenten kosovare Atifete Jahjaga theksoi se takim është rënë dakord për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe së shpejti do të fillohet me implementimin e kësaj marrëveshjeje në katër vendkalime kufitare.
Sipas njoftimit të presidencës kosovare, Thaçi ka thënë se është biseduar për mbrojtjen e monumenteve kulturore, historike, fetare, për autostradën që e lidh Kosovën me Korridorin evropian 10, si dhe është biseduar për hapjen e Zyrave ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një tjetër çështje gjatë takimit ishte dhe ajo e personave të pagjetur duke shprehur përkushtimin se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është një nga prioritetet e secilës pjesë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, është kërkuar tërheqja dhe shpërbërja e strukturave ilegale të Serbisë që veprojnë në një pjesë të territorit të shtetit të Kosovës.
Ndërkohë presidentja kosovare i ka dhënë mbështetje të plotë procesit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duke theksuar që kjo do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe do të përshpejtojë rrugën drejt BE.
Sipas mediave në Kosovë, i pari i qeverisë kosovare gjithashtu do të takojë kryeun e opozitës Isa Mustafa, nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala dhe Kuvendin e Kosovës, por nuk dihet nëse do të ketë takime me kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi dhe liderin e Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
0 commenti:
Posta un commento