Afërdita Dreshaj, e dashura e Leonardo DiCaprios?

Flitet se Leonardo DiCaprio nuk është më në listën e meshkujve 'single', pasi është fotografuar me një bjonde misterioze në Miami...e cila nuk është tjetërkush veçse bukuroshja shqiptare e Kosovës Afërdita Dreshaj. 

'Daily Mail' thotë se fanset e Leos mund të qetësohen, pasi Dreshaj, e cila është edhe mbretëresha e bukurisë së Kosovës, finaliste në Miss Universe për vitin 2011 është vetëm një mikeshë e tij dhe asgjë më shumë.

Leo, i cili u nda nga modelja e Victoria's Secrets Erin Heatherton vitin e shkuar, është fotografuar me bukuroshen shqiptare.

Dreshaj, nga ana e saj, tha për 'E! News' se ajo dhe DiCaprio janë vetëm miq. Pasi dështoi në kandidaturat për Oscar, me rolin e Djangos, Leonardo duket se po kalon disa ditë pushimi pranë bregdetit.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Leonardo duket i relaksuar në ballkonin e apartamentit ku po qëndron krah Afërditës, si dhe duke pushuar me miqtë e tij.


Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.