Berisha në Bukuresht, takime me liderë europianë të EPP


Kryeministri, Sali Berisha, ka marrë pjesë ne diten e pare te Kongresit Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të EPP-së, që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Në kuadër të pjesmarrjes së tij në Kongres,Berisha ka pasur takime përfaqësues të lartë të EPP, përkatësisht me ish Ministrin e Jashtëm italian Franco Frattini, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spingeleggers dhe Kryeministrin e Finlandes, me të cilët shkëmbeu pikëpamjet mbi zhvillimet e sfidat e sotme në Europë, në kontekstin e krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.


Gjatë ditës së sotme Kongresi Statutor i Partisë Popullore Europiane diskutoi raportet e presidentit dhe sekretarit te pergjith te EPP-së, prezantimi dhe diskutimi i platformes se re te EPP, qe e ben me terheqese per te ardhmen europiane. Bazuar ne vlerat dhe parimet qe jane themeli i EPP, por mbi te gjitha duke vene nje theks me te madh drejt qytetareve europiane.


Kongresi gjithashtu diskutoi si dhe u votua mbi anetaresimin e LDK te Kosoves ne EPP. Kryeministri Berisha takoi liderin e LDL-së, Isa Mustafa dhe e uroi per kete hap kaq te rendesishem per kete parti. Nga ana e tij z. Mustafa e falenderoi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e vazhdueshme ne EPP.


Ndërkaq pritet votimi per rikonfirmimin e presidentit Martens ne krye te EPP.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.