Festivali i djathit francez, për tre dite me radhë në kryeqytet


Hapet për herë të parë festivali i djathit francez në Shqipëri. Për tre ditë me radhë, duke filluar nga data 17 tetor të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që të shijojnë mbi 20 lloje djathrash francezë në ambjentet e Hotel Sheraton. Mjeshtri i mirënjohur francez, Claude Lauxerrois shpjegon se djathrat që do të prezantohen janë të prodhuara në mënyrë artizanale, duke i bërë kështu më të vecantë në aromë dhe në shije.


“Jam këtu pasi dua që të prezantoj djathërat francezë. Këto djathëra nuk janë të fabrikuara dhe nuk kanë lidhje me teknologjinë, por janë të prodhuara në mënyrë artizanale. Kjo i bën këta djathëra të ndryshëm dhe të vecantë nga djathërat e zakonshëm, pasi shija përbën diferencën. Qoftë era, apo shija janë shumë karakteristike. I ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që të vijnë ti provojnë, pasi do të mbeten të kënaqur” tha Lauxerrois.


Festival i djathit francez do të zhvillohet nga data 17 deri në datën 19 tetor. Për herë të parë qytetarët shqiptarë do të njihen nga afër me djathërat francezë të famshëm në të gjithë botën si dhe gamën e menuve që serviren.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.