Edhe pas raportit, Kurti dyshon në vetëvrasjen e Asanaj


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ende mendon se i ndjeri Dino Asanaj nuk është vetëvrarë. Ai këtë mendim e mban edhe pse tani kanë dalë raportet se Asanaj ka bërë vetëvrasje. 


Kurti, ka kritikuar mënyrën e privatizimin në përgjithësi që ka ndodhur deri tani në Kosovë, dhe sipas tij njerëzit që e kanë ditur më së miri këtë proces tani nuk janë në Kosovë.


“Dy njerëzit që e dinë më së miri privatizimin në Kosovë, janë Dino Asanaj e Ahmet Shala. Njëri tani nën dhe, kurse tjetri ambasadorë në Japoni. Më larg s`kanë ku t`i qojnë!”, ka theksuar Kurti.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendose Albin Kurti ka thënë se nuk do ta takonte asnjëherë Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, pasi kultura e tij është trishtuese.


“Nuk e di a do ta kisha takuar Kryeministrin Thaçi, pasi që niveli i tij intelektual edhe kulturor është pikëllues edhe trishtues”, ka thënë Kurti.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.