Incident tjetër në Shkup, plagoset me thikë tifozi serb


Tre tifozë të tjerë janë sulmuar në mbrëmje nga një grup personash të panjohur, me ç`rast njëri prej tyre është therrur me thikë. Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila është thirrur në burime policore.

Të plagosurit menjëherë janë dërguar në një spital në Shkup, por plagët e tyre nuk janë konsideruar të rrezikshme për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi.
Ndërkohë, në mbrëmje është regjistruar edhe një incident tjetër, ku tifozët serb në sheshin “Maqedonia” kanë sulmuar me shishe birrash një grup të rinjsh maqedonas që mbanin flamurin e Maqedonisë dhe ishin tifozë të kombëtares.

Por, ndërhyrja e policisë ka bërë që të evitohet përleshja midis këtyre grupeve të tifozëve. Mediat serbe lidhur me incidentin e parë kanë raportuar se bëhet fjalë për një sulm të ndërmarrë nga shqiptarët ndaj tifozëve serb.

Në Shkup janë përforcuar masat e sigurisë dhe se policia e përforcuar edhe nga njësitet e ndërhyrjes së shpejt kanë bllokuar disa akse rrugore në pjesën qendrore të qytetit, që çojnë drejt stadiumit “Filipi II”, ku në 20.30 filloi ndeshja midis Maqedonisë dhe Serbisë për kualifikimet e botërorit Brazil 2014.

Sot pasdite u regjistrua një incident tjetër, ku dy të rinj serb nga Podgorica e Malit të Zi u sulmuan nga një grup të rinjsh në afërsi të Çarshisë së Vjetër në Shkup.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.