Bulqizë, varroset pas mesnate një person, nisin hetimet

Varrosja e një personi në mënyrë misterioze në Bulqizë ka ngritur hije dyshimi në këtë zonë.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është varrosur gjatë mesnatës së mbrëmshme në varrezat e  qytetit të Bulqizës ndërsa mbi varr nuk ka asnjë mbishkrim apo të dhënë për të.

Forcat e policisë dhe ekspertë të prokurorisë së rrethit të Bulqizës kanë shkuar menjëherë në varrezat e qytetit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Pritet që më vonë të bëhet publike edhe identifikimi i viktimës, mosha e tij apo edhe arsyet e vdekje.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.