“Reuters” reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri

Fenomeni i gjakmarrjes së Shqipëri ka marrë sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në një reportazh të agjensissë së lajmeve Reuters tregohen familjet e ngujuara nga ky kod  i shekullit të 15-të. Nuk besoj se e keni harruar Marie Qukaj,  vajzën 17 vjeçe  që së bashku me gjyshin e saj u bënë viktma të këtij kodi të  plakur.

Kanuni i cili  nuk është i  njohur zyrtarisht në ligjin shqiptar, është imponuar shpesh dhe megjithatë në rastin e Marie Qukaj ka kapërcyer kufijtë e tradicionales. Sipas kodit mesjetar, vrasja e grave është e ndaluar rreptësisht. Por vrasësit nuk kurseu  jetën e 17-vjeçares  e cila u qëllua duke punuar tokën  me gjyshin e saj në zonën Dukagjinit.

Gjin Marku kreu i Komitetit  të Pajtimit Mbarëkombëtar të gjaqeve thotë se  është i shqetësuar nga një numër në rritje të vrasjeve për hakmarrje, e ndërsa  ka rifilluar një fushatë për të pajtuar familjet në gjakmarrje.

Numri i familjeve që janë në gjak sipas agjensisë është i lartë e ndërsa vëmendja është përqëndruar tek  fëmijët, ata që vuajnë më shumë.  Sipas tekstit të Kanunit, një njeri mund  vritet  vetëm jashtë mureve të shtëpisë së ti dhe  si rezultat  njerëzit ngujohen për ti shpëtuar vdekjes.

Liljana Luani, një mësuese nga Shkodra, e kalon kohën e saj të lirë për  në shërbim të  fëmijëve që janë të detyruar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.  Ajo thotë se nën presionin e gjakmarrjes këta fëmijë  rriten me ndjenjën e urrejtjes. Në shumë mënyra viktimat e vërtetë të gjakmarrjeve janë gratë  dhe fëmijët,  në në fund të fundit  janë dënuar  pa kryer ndonjë krim.

Në një tjetër qytet një 40 vjeçar që  sapo është liruar nga  burg  pasi ka bërë 6 vjet burg për vrasje tani jeton me gruan e tij  i fshehur nga frika e gjakmarrjes , dhe kështu kjo histroi e dhimbshme  vazhdon.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.