Shefat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë paralajmëruar se deficiti fiskal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënimi më i madh për rritjen e ekonomisë globale.
Në përfundim të takimit dy-ditor të G20 në Mexico City, zyrtarët e financave kërkuan nga SHBA-ja që të veprojë sa më shpejt për uljen e deficitit fiskal.
Zyrtarët gjithashtu shprehën optimizëm për përmirësimin e situatës ekonomike në Evropë.
Por FMN pas samitit të Los Cabos ka ulur më tej parashikimet për ekonominë globale për vititn 2012 në 3,3%, ndërkohë që papunësia në Eurozonë është në vlerat rekord të 11,6% në muajin shtator dhe rritja ekonomike në vendet emergjente është ngadalësuar.
Sipas burimeve gjermane nuk është një surprizë që Europa të jetë në epiqendër të bisedimeve dhe për këtë liderët europianë duhet të paraqesin një menaxhim afatshkurtër të krizës.
Gjithsesi Europa ka bërë disa përparime me angazhimet e saj që pas samitit të qershorit, duke avancuar me bashkimin bankar dhe duke aktivizuar një mekanizëm të ri kundër krizës siç është ai Europian i Stabilitetit, ndërsa BQE ka paraqitur programin e vet për blerjen e bonove qeveritare.
Share
& Comment
Tweet