Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 doza mariuanë ndërsa janë arrestuar 3 shpërndarësit e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Shpërndarësit” janë arrestuar shtetasit Eri Çamata 19 vjeç, Roni Brahushi, 18 vjeç, dhe Jorgo Parizo 20 vjeç.
Sipas policisë, tre të rinjtë janë arrestuar në afërsi të vendit të quajtur Përroi i Manalatit, ndërsa gjatë kontollit atyre iu janë gjetur edhe doza mariuanë gati për shitje.
Policia thekson se 3 të rinjtë do të transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të qytetit Gjirokastër por si pasojë e motit të keq me stuhi ata nuk e kanë marrë lëndën narkotike , duke marrë vetën sasira të vogla për ta shitur në doza të vogla .
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Share
& Comment
Tweet