Inter, Paulinho më pranë se kurrë


Kalimi i Brazilianit Paulinho në radhët e skuadrës së Interit po bëhet gjithnjë e më i mundshëm pasi agjenti i Paulinhos ndodhet në Itali për të biseduar me drejtuesit e shoqërisë zikaltër për rrugët që do të çojnë 24-vjeçarin të veshë fanellën e Interit.
Gjithsesi duket se klubi i Massimo Morattit nuk do ta ketë aq të lehtë për të siguruar shërbimet e brazilianit, pasi në garë për kartonin e tij së fundmi, është shfaqur dhe Paris Saint German. Mësohet se menaxheri i tij, Bernardo, të ketë zbarkuar më parë në Paris, sepse si gjithmonë kur bëhet fjalë për merkato, sheikët e gjigandëve francezë janë të gatshëm të paguajnë miliona për të joshur lojtarët dhe për t’i bindur që të ndryshojnë destinacion.
Drejtuesit e skuadrës së Interit po bëjnë të pamunduren që në Janar të sjellin në Milano mesfushorin Brazilian që mbron ngjyrat e skuadrës së Korinthias. Megjithatë braziliani kushton 15 milionë euro një shifër kjo jo e papërballueshme nga Inter që prej kohësh kërkon ti veshë Brazilianin fanellen zikalter. Gjitashtu dhe udhëtimet e drejtuesëve italianë në Brazil gjatë kësaj kohë kanë qenë të shpeshta jo vetëm për të vëzhguar lojtarin por edhe për të bindur drejtuesit e Korinthias edhe pse për momentin shoqëria braziliane mohon në mënyrë kategorike zërat për të lënë të lirë talentin e tyre.
Tashmë inter pas fitores kundër Juventusit kërkon që për tu rikthyer në majat e futbollit Italian dhe jo vetem të bëjë një merkato të mirë dhe braziliani Paulonho shihet si zgjidhja e duhur.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.