Sequi 30 min takim me Nishanin: Të kapërcehen pengesat për integrimin e vendit


Ndërsa në Kuvend 3 ligjet e vëna kusht nga KE për marrjen e plotë të statusit mbeten peng i votave me shumicë të cilësuar, Presidentit Bujar Nishani dhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi apelojnë klasën poltike shqiptare të arrijnë konsensus për arritjen e ketij objektivi.
Kreu i shtetit priti në zyrën e tij mbasadorin e BE në vendin tonë në një takim prej 30 minutash dhe në një njoftim të faqes zyrtare të Presidencës bëhet e ditur se, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me përpjekjet institucionale për mbështetjen e procesit politik që do të garantonte konsensusin e nevojshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Ambasadori Sequi u shpreh se Komisioni Europian inkurajon politikën shqiptare që të plotësojë kriteret e kërkuara në mënyrë që të krijohet hapësira e nevojshme për të punuar me vendet anëtare të Bashkimit Europian në mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani ndau me ambasadorin Sequi shqetësimin për situatën e krijuar në vend, e cila mund të bëhet shkak që Shqipëria të mos fitojë statusin e vendit kandidat, por shprehu bindjen se klasa politike do të dijë të ngrihet mbi interesat partiake.
Kreu i Shtetit siguroi se do të vazhdojë nxitjen e bashkëpunimit politik nëpërmjet garantimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe mbështetjes së dialogut politik mes palëve.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.