Kreu i FRD-së Bamir Topi homazhe në familjen e Lirak Bejkos


Kreu i Frymës së Re Demokratike ka shmangur cdo koment politik gjatë vizitës ngushëlluese në shtëpinë e të ndjerit Lirak Bejko.

Në një dalje për mediat Topi u shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa u garantoi mbështetjen dhe vëmendjen nga ana e partisë së tij për të mos e lënë falmiljen Bejko të vetme në absorvimin e kësaj tragjedie, nisur dhe nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhet kjo familje.

“Ngushëllimet janë absolutisht njerëzore, bëmë thjesht një vizitë dhe bisedë njerëzore. I shprehëm solidaritet, duke i siguruar se do jemi vazhdimisht në kujdes, është një familje e rraskapitur të cilës i bashkangjitet një dramë e humbjes së njeriut të tyre të dashur, dhe smund të lihen ta absorvojnë dramët e tryre të vetëm. Njerëzit i dinë mirë rrethanat” deklaroi ai.

Ish- i përndjekuri ndërroi jetë në datën 2 nëntor në spitalin e Barit, pas plagëve të marra nga vetëdjegia. Trupi i pajetë i Bejkos ka mbërritur sot në Durrës, me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij, e më pas është transportuar drejt banesës së tij në Tiranë, ku familjarët, të afërmit e miqtë do i japin lamtumirën e fundit.

Ndërkaq homazhet dhe ceremonia e varrimit të Bejkos do të zhvillohen të mërkurën. Homazhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.