Nga nje sulm ajror i dyshuar te jete nisur nga Izraeli drejt Sudanit, ne luften kibernetike ne Gjirin Persik dhe nje avion i telekomanduar i qelluar mbi hapesiren territoriale te Izraelit- lufta kryesisht e fshehur midis Iranit dhe armiqve te saj duket se po nxehet dhe perhapet me gjere.
Pavaresisht muajve te spekulimeve, shumica e eksperetve besojne se qeverite dhe rreziku i nje sulmi te drejtperdrejte i Izraelit mbi programin berthamor te Teheranit qe do te nxiste lindjen e nje konflikti rajonal eshte lehtesuar, te pakten tani per tani. Por te gjitha palet, mesa duket kane gjetur menyra te tjera per te luftuar mes tyre.
Per fuqite e SHBA dhe ato Europiane, fokusi kryesor mbetet mbi sanksionet e eksportit te naftes qe kane shkaktuar deme gjithnje e me shume ne ekonomine e Iranit. Por administrata Obama dhe Izraeli kane punuar per te pasur burime e kontakte dypaleshe, me ane te operacioneve te fshehta – e kjo ka bere qe Irani te reagoje ne menyra gjithnje e me te sofistikuara.
Agjensite e huaja te sherbimit te Inteligjences kane luftuar per dekada te tera per te ndalur Iranin e shtete te tjera nga pervetesimi i materialit berthamor, nderkohe qe Teherani dhe Izraeli kane ngacmuar njeri-tjetrin ne fushebeteja te ndryshme, kryesisht ne Libi e Palestine.
Per Washingtonin, vendosja perseri e ndikimit te Teheranit ne Siri eshte pare si nje qellim sekondar me synimin e kufizimit te gjakderdhjes atje.
“Problemi eshte se keto jane forma te fshehta e te rralla te perdorura te luftes, e rralle here diskutohen publikisht” – eshte shprehur nje ish-agjent i CIAs. “E pasojat nga sulme te tilla mund te jene kolosale. Cmund te bejme ne, per shembull, nese ne te ardhmen Irani mund te beje te mundur mbylljen e gjithe prodhimit te naftes sudite” – shtoi ai.
Share
& Comment
Tweet