Milan gati për largime të mëdha

Problemet që po kalon skuadra e Milan duket se do të shoqërohen me largime të shumta në radhet e kuqezinjve. Sipas mediave italiane përveç një shkarkimi të mundshëm të trajnerit Alegri dhe largimit të Patos apo edhe të Boateng, në radhet e largimeve është edhe braziliani Rubinjo.

Për sulmuesin janë të interesuar prej kohesh drejtuesit e skuadrës braziliane të Santosit por në orët e fundit ka dalur në horizont edhe një interesim i skuadrës turke te Fenerbahçes. Drejtuesit turq janë të gatshëm që në merkaton e Janarit të ofrojnë brazilianin në skuadër ndërsa pritet një ofertë zyrtare që në ditët e ardhshme për të përfunduar gjithçka para se të vijë hapja zyrtare e merkatos së dimrit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.