Largimi i Balotellit mund të sjellë Falcaon

Në britani janë të bindur se në Janar Baloteli nuk do të jetë më pjesë eskuadres së qytetarve britanikë. Sipas të përditshmes angleze ‘Sun’ bëhet e ditur se me largimin e sulmuesit italian nga skuadra, vendin e tij me shumë gjasa do ta zërë një tjeter emer i madh i futbollit.

Bëhet fjalë për sulmuesin kolumbian të Atletiko Madritit i cili tashmë është kthyer në një nga lojtaret më të kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha. Loja e shkëlqyer dhe lehtësia me të cilën arrin të realizojë kolumbiani Falcao ka tërhequr vëmendjen e të gjitha skuadrave që kërkojnë me cdo kush ta kenë në skuadër. Shitja e Balotelit do të sillte të ardhura për drejtuesit e skuadrës qytetare të cilat mund të shpenzoheshin pa u menduar dy herë për të sjellë në skuadër një nga sulmuesit më të mirë të momentit. Në rast se Baloteli largohet atëhere vendin e tij do ta zërë Radamel Falcao.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.