Milan kërkon fitoren e radhës në mesjavë kundër Malagas


Pas fitores bindëse në kampionat kundër skuadres së Kievos me rezultatin 5-1 Kuq e zinjtë e Milan kërkojnë që të mbajnë këtë formë edhe në Champions League. Kundër skuadrës së Malagas nuk do të jetë ndeshja deçizive, pasi në këtë grup do vendoset gjithçka në turnin e fundit ka thënë Masimiliano Alegri gjatë një konference për shtyp në prag të rikthimit të Champions League.
Rezultatet e fundit kanë rritur moralin e kuq e zinjve ndërsa Alegri shprehet se: “po arrijmë besimin në vetvete dhe kjo do të na bëjë më të motivuar për të arritur rezultate pozitive”.
Kundër skuadres Spanjolle te Malagas ai që pritet të jetë vendimtar është sulmuesi Stephan El Shaarawy që tashmë kryeson renditjen e golshënuesve me te mirë të Seria A.
Ne këtë ndeshjë skuadra e Milan pritet të luajë me të njëjtin formacion që luajti kundër Kievos. Duket se tashme Alegri e ka gjetur qelsin e suksesit dhe ne mesjavë pritet të marrë një tjetër rezultat pozitiv për të konfirmuar gjendjen positive që skuadra kalojë në fundjavë. Objektivi i Milan është kalimi në turin e ardhshëm të Chempions League ndërsa fitorja është një detyrim në bërballjen e mesjaves

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.