Ndërsa është takuar me ish-amabsadorin e SHBA-së në Tiranë William E. Ryerson, kryeministri Berisha kërkoi nga opozita e udhëhequr nga zoti Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit, si dhe të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013-ës.
Ai gjithashtu siguroi ish-amabsadorin Ryerson se objektivi i ardhshëm i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE.
Gjithashtu kryeministri Berisha i bëri një ekspoze ambasadorit Ryerson për reformat shumëplanëshe që ka ndërmarrë qeveria shqiptare si ato në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, hidroenergjetikë, bujqësi, teknologji informacioni, etj. Sipas tij falë reformave dhe investimeve vendi nuk ka rënë në recesion duke vazhduar të mbajë rritjen ekonomike.
Nga ana e tij, ish-ambasadori Ryerson u shpreh i impresionuar me ndryshimet dhe progresin e jashtëzakonshëm që gjeti në Shqipëri.
Ai shprehu veçanërisht kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe besimin për progresin e saj në procesin e integrimit evropian.
Ish ambasadori amerikan në Tiranë, William E. Ryerson, ndodhet në Shqipëri me ftesë të kryeministrit për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit.
0 commenti:
Posta un commento