Në një deklaratë për shtyp, MBUMK thekson se përmbytja në disa zona të lezhës ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë në hidrovorin e Tales.
“Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit sqaron se përmbytjet janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike dhe nuk kanë ardhur për pasojë të defekteve, apo mos funksionimit të pompave të hidrovorit të Tales. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me dije se për t`i paraprirë situatave të tilla, është mbyllur dhe një investim i konsiderueshëm në Hidrovorin e Tales. Me datë 29 nëntor 2012, në këtë hidrovor është instaluar një pompë e madhe me kapacitet rreth 6 m3 ujë në sekondë që së bashku me pompat ekzistuese realizojnë një kapacitet shkarkues më të madh se 10 m3/sekondë. Ky kapacitet bën të mundur largimin e një sasie uji prej 1 milion m3 ujë në 24 orë, pra shmang përmbytjet me nivelin aktual të reshjeve, apo dhe në sasi më të mëdha reshjesh” thuhet në deklaratën e MBUMK.
Gjithashtu ministria e bujqësisë ka theksuar se për shkak të mungesës së energjisë elektrike janë të përmbytura rreth 500 ha tokë bujqësore dhe zona të banuara.
“Veç mungesës së energjisë elektrike, sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Lezhës janë dhe nën nivelin e detit, çka kërkon me patjetër funksionim të pandërprerë të hidrovorit të Tales apo dhe sistemeve të tjera të shkarkimit të ujërave” thekson më tej MBUMK-ja.
0 commenti:
Posta un commento