Ka më shumë se 8 muaj që janë bllokuar financimet në para dhe medikamente antiretrovirale dhe metadon duke i lënë të infektuarit me HIV dhe përdoruesit e drogës pa trajtimin e nevojshëm.
Fondi global që siguronte në Shqipëri medikamente dhe bënte furzimimet me kondom dhe shiringa është tërhequr që nga muaj mars dhe përgjatë kësaj kohe trajtimi është bërë në QSUT nga ndërhyrja e shtetit.
Duke qënë se trajtimi ka kosto të lartë, të infekuarit me HIV thonë se kjo situatë do të jetë për pak kohë dhe kanë nevoja urgjente për rifinancim në të kundërt AIDS, malaria dhe turbekulozi rrezikohen të kthehen në epidemi.
Rrjeti pet hiv aidsin, drogat dhe shëndetin ripropdhues, thonë se situata është urgjente duke kërkuar bashkëpunimin e donatorëve, organizatave por mbi të gjitha ndërhyrjen e shtetit për të parandaluar mungesën e medikamenteve antiretrovirale të gjeneratës së dytë, vazhdimin e terapisë me metadon për të shmangur vdekjet që mund të vijnë nga AIDS, turbekulozi, malaria, hepatitis c, apo sifilizi.
0 commenti:
Posta un commento