100 vjetori, Berisha: Vit i të vërtetave historike, Vlora pjesë e festimeve


Krahas vlerësimit dhe domëthënies së vecantë që mbart ku vit jubilar, Kryeministri Berisha vlerësoi se mbi të gjitha ky 100 vjetor ngriti një debat të madh në të gjitha rrethet shkencore e publicistike dhe më gjerë për problemet e mëdha historike të kombit në këto 100 vjet.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit për 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha theksoi se “ne erdhëm në këtë 100 vjetor si një komb me histori për dekda e dekada të ndaluara në disa pjesë të kombit, me histori të falsifikuar dhe të përçuduar, ndërsa vlerësoi angazhimin e të gjithëve për të zbardhur në këtë 100 vjetor të vërtetat historike.
“Studiues janë angazhuar dhe kanë shkruajtur kryevepra të llojit të vet për aspekta të caktuara për zhvillime të këtyre 100 viteve, kanë bërë botime autorët e huaj dhe vendas, të cilët kanë rrëzuar malin e historisë ideologjike hoxhiste, që qëndronte për fat të keq sërish në arenën e saj.”- tha ai.
Kryeministri Berisha ka përgëzuar edhe rivalin e tij politik, Edi Rama për nismën, ‘të valëvisim flamuj në cdo dritare’, ndërsa ka sqaruar dhe debatin e lindur së fundi për një rivalitet mes Tiranës dhe Vlorës për kremtimet për 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Do ta përgëzoj sot Edi Ramën se u bashkua me nismën e militantëve të mi në Vlorë, të ngremë flamurë për Pavarësinë. Gjithë muajin nëntor ta shtrojmë nën flamurë, të nxjerrim flamurë në dritare, dekoro çdo pemë e dritare kudo ndodheni. E vlerësoj këtë thirrje që bëri sot bashkë me degën e PD në Vlorë dhe e siguroj që do bëjmë gjithçka që të valëvisim gjatë këtij muaji, flamurë.  Rivaliteti mes Vlorës dhe Tiranës nuk ekziston, pasi kremtimet e 100 vjetorit do të kryhen si në Vlorë dhe në kryeqytet. Për fondet, nuk them se ka pasur fonde të mjaftueshme, por bashkisë së Vlorës i janë dhënë fonde dyfish më shumë se ajo e Tiranës. Protokolli ka përcaktuar koncert të madh dhe miting të madh në 27 në darkë në Vlorë. Me 28 nëntor Presidenti i Republikës do të ngrejë flamurin në mëngjes dhe pastaj kremtimet do të vijojnë në kryeqytet”, tha Berisha.
Ndërkaq kreu i qeverisë ka paralajmëruar  edhe  pagëzimin me emrin e shek të pavarësisë të tunelit Tiranë- Elbasan dhe autostradës Levan-Vlorë, ndërkaq edhe ndërtimin e një përmendorje për Asdrenin.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.